Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e së martës në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:30, S. R., 40 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues pranë saj.
Si pasojë e përplasjes, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)