Veliaj i kërkon GJKKO-së zëvendësimin e masës së sigurisë

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në GJKKO ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij. Teksa bëhet një vit nga arrestimi i tij, kryebashkiaku kërkon zëvendësimin e masës, kërkesë që vjen pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 31 tetor.

30.01.2026. 20:10

Veliaj i kërkon GJKKO-së zëvendësimin e masës së sigurisë

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në GJKKO ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.

Teksa bëhet një vit nga arrestimi i tij, kryebashkiaku kërkon zëvendësimin e masës, kërkesë që vjen pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 31 tetor për të shkarkuar Veliajn nga detyra.

Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt të vitit të kaluar dhe ndaj tij rëndojnë 13 akuza përfshirë korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre etj.

Aktualisht ai ndodhet në burgun e Durrësit. Në hetime është e përfshirë dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa që akuzohet për korrupsion pasiv.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)