"Integrimi mbeti në klasë", Berisha: Rama është pengmarrësi më i madh i Shqipërisë

Pasi opozita nuk mori pjesë në seancën plenare ku u votua shpallja si terroriste e Gardës Revolucionare të Iranit, kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia e PD tha se Rama është pengmarrësi më i madh i Shqipërisë, referuar procesit integrues të vendit.

17.03.2026. 12:59

"Sot, Edi Rama është pengmarrësi më i madh pas Enver Hoxhës në histori, pengmarrësi më i madh i Shqipërisë. Zhvillime dramatike vijnë për procesin e integrimit të Shqipërisë. Raporti IBAR mbeti në klasë pasi një seri vendesh anëtare të BE nuk e votuan, por shtruan një seri çështjesh themelore dhe unë jam këtu të falënderoj, të shpreh mirënjohje ndaj këtyre vendeve, të cilat insistojnë që procesi i integrimit të jetë një proces i bazuar në meritë. Sepse ky proces i bazuar në meritë është interesi absolut më i mirë i qytetarëve shqiptarë. Procesi jashtë meritës është ndëshkim për qytetarët shqiptarë dhe mbështetje për kusarët qeveritarë shqiptarë. Ndaj dhe dua të falënderoj një seri vendesh të BE, të cilat dora-dorës po e kuptojnë se Edi Rama dhe narkoregjimi i tij nuk plotësojnë asnjë kusht, asnjë kriter, asnjë standard për integrimin e Shqipërisë në BE.
Sepse Shqipëria e Edi Ramës është një piramidë madhore mashtrimi. Sepse Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në çifligun e vet për ta vjedhur dhe për t’u pasuruar në mënyrë të çmendur.
Ndaj dhe jam këtu për të deklaruar se për PD, objektivi më madhor i saj është integrimi i bazuar në meritë. Pra, edhe njëherë qytetarëve shqiptarë, njeriu që për muaj të tërë nxirrte nga xhepi një pasaportë false kallpe dhe u thoshte kjo është pasaporta evropiane që u garantoj unë, e ndërroi dhe nxjerr pasaportën e Beogradit, pasaportën e Vuçiçit. Ky është zhvillimi dramatik sepse ai mbron vjedhjet e tij, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)