Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy braziliane për ushtrim prostitucioni si dhe ka proceduar gjithashtu pronarin e hotelit ku ishin vajzat për fshehje të ardhurash.
NJOFTIMI I PLOTE
Durrës/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit
Finalizohet, pas 2 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Storm 16”.
Zbulohet në lagjen nr. 13, Durrës, një ambient i marrë me qira për të ushtruar prostitucion.
Procedohen penalisht 2 shtetase braziliane që ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel.
Procedohet penalisht, për fshehje të të ardhurave, administratori i hotelit ku u kap njëra nga shtetaset braziliane.
Shpallen në kërkim dy shtetase, njëra që kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni dhe tjetra që dyshohet se e ka ushtruar këtë veprimtari më parë, në këtë ambient.
Procedohen penalisht edhe 8 shtetas.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta.
Si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive, të kryera gjatë 2 javëve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Storm 16”.
Në vijim të veprimeve procedurale, në kuadër të operacionit, u proceduan penalisht dy shtetase braziliane: L. C., 33 vjeçe, e cila u kap në hotel, dhe V. B., 27 vjeçe, e cila u kap në ambientin e marrë me qira, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion.
Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe 8 shtetas të tjerë, banues në Vlorë, Durrës dhe Divjakë.
Po në kuadër të operacionit, u shpallën në kërkim shtetaset braziliane G. S., 30 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, dhe M. R., 38 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, nisi procedimi për shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Durrës, administrator i hotelit, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)