Policia në Malësi të Madhe ka vënë në pranga një 22 vjeçar, i cili dyshohet se gjatë muajit të fundit ka vjedhur dy makina në zonë.
Shtetasi M.Gj. u ndalua në fshatin Zagorë teksa udhëtonte me një nga mjetet e vjedhura, teksa në oborrin e shtëpisë iu gjet dhe mjeti tjetër që po ashtu ishte denoncuar nga pronari si i vjedhur.
Gjatë kontrollit, policia ka arrestuar dhe dy xhaxhallarët e 22 vjeçarit, pasi në banesat e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe dy armë gjahu që i mbanin pa leje.
Policia njofton se po vijon hetime për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve teksa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)