Shoku në burg, shqiptarët i festuan ditëlindjen me fishekzjarrë jashtë rrethimit, ndërhyn policia

Dy shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane teksa po hidhnin fishekzjarrë për të festuar ditëlindjen e një shoku të tyre që ndodhej në burg në Kremona.

Burimi: La Republicca

17.03.2026. 12:56

Shoku në burg, shqiptarët i festuan ditëlindjen me fishekzjarrë jashtë rrethimit, ndërhyn policia

Policia italiane ka ndaluar dy shtetas shqiptar për një incident aspak të zakonshëm pranë burgut të Kremonës.

Sipas raportimeve, dy shqiptarët dhe dy shokët e tyre italianë u ndaluan teksa hidhnin fishekzjarrë jashtë burgut, pasi një miku i tyre në paraburgim kishte ditëlindjen.

Ata gjithashtu kishin hapur dyert e makinës ku udhëtonin dhe kishin vënë muzikë me zë të lartë për të krijuar ambientin e përkryer të kësaj feste.

Shqiptarët e ndaluar janë një 19 dhe një 28 vjeçar, të dy me precedentë të mëparshëm penalë për grindje, grabitje, kërcënime, sulme, dëmtim prone dhe posedim të narkotikëve.

Ata kishin lidhje të afërta me të paraburgosurit, i cili po ashtu është në pritje të gjykimit për disa krime të rëndë.

Sipas mediave italiane, dy shqiptarët janë dëbuar për dy vjet, teksa nuk dihet vendimi për shokët e tyre italianë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)