Nivel i lartë aflatoksine, AKU bllokon misrin nga Greqia dhe Serbia

Pesë ngarkesa misri blegtoral janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi është konstatuar prani e nivelit të lartë të aflatoksinës B1.

17.03.2026. 11:46

Sipas të dhënave zyrtare ngarkesat vijnë nga Serbia dhe nga Greqia, dhe u identifikuan nga drejtoritë rajonale të Shkodrës dhe Vlorës. Ngarkesat do të kthehen në vendin e origjinës ose do të asgjësohen.

AKU njofton se ka informuar INFOSAN dhe RASSF për të komunikuar me autoritetet serbe dhe greke.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)