Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 1 ditë më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Akuzohet se ka siguruar ose tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshira në aktivitete terroriste dhe ka bërë deklarim të rremë për të marrë pasaportë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka kërkuar konfiskimin e pasurive të familjarëve të Sajmir Alimehmetit, i dënuar në Shtetet e Bashkuara me 22 vite burg për veprime terroriste. Ai akuzohet se ka siguruar ose tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshira në aktivitete terroriste dhe ka bërë deklarim të rremë për të marrë pasaportë.
Në Shqipëri, Alimehmeti, i njohur gjithashtu me inicialet A.Q., po hetohet për pastrim parash sipas nenit 287 të Kodit Penal. Hetimet lidhur me pasuritë e tij dhe të familjarëve kanë nisur në vitin 2025, bazuar në informacionet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Sipas Prokurorisë, verifikimet kanë treguar se Alimehmeti dhe prindërit e tij, Z.A. dhe V.A., kanë kryer transaksione dhe veprime ekonomike me vlera të larta në banka shqiptare të nivelit të dytë, të cilat nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre të deklaruara. Familjarët pretendojnë se paratë vinin nga kursimet dhe qiratë, por nuk kanë paraqitur dokumentacion për ta provuar këtë.
Prokuroria argumenton se pasuritë e tyre nuk kanë prejardhje të ligjshme dhe nuk mund të justifikohen me të ardhura të ligjshme, prandaj kërkohet sekuestrimi i tyre. Veprimet synojnë të parandalojnë përdorimin e fondeve të krijuara nga aktivitete kriminale dhe të mbrojnë integritetin e ekonomisë dhe sistemit financiar të vendit.
NJOFTIMI I PROKURORISË TIRANË:
Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit S.A. të dënuar në SHBA për vepra penale në fushën e akteve terroriste.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit S.A., i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë.
Aktualisht ky shtetas, i njohur ndryshe edhe si A.Q., në Shqipëri po hetohet për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndërsa hetimet mbi procedimin pasuror nr.8 të vitit 2025, nisën nga informacionet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.
Ky shtetas, është i biri i shtetasve Z.A. dhe V.A. Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij, rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta ekonomike të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite. Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.
Përfundimisht bazuar në hetimin e kryer vlerat monetare të mësipërme nuk justifikohen nga subjekti S.A. dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij. Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiran kërkon konfiskimin dhe kalimi në pronësi të shtetit të llogarive si më poshtë:
-Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;
-Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe
-Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00.
Veshjet importoheshin nga Turqia dhe Kina, magazinoheshin në kryeqytet dhe më pas shiteshin në tregun informal.
10:56 1 h më parë31.01.2026.
Autori
Sipas deputetes demokrate, monedha europiane ka zbritur në nivele historikisht të ulëta, duke u zhvlerësuar me afro 40 për qind përgjatë viteve të fundit.
09:44 2 h më parë31.01.2026.
Autori
Hapësira prej 22 mijë m² do ti shërbejë fëmijëve me kënde lojërash, por edhe familjeve dhe të moshuarve.
09:26 2 h më parë31.01.2026.
Autori
Parashikimi i motit për datën 31 janar, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe afatshkurtra.
08:13 3 h më parë31.01.2026.
Autori
Ambasada gjermane në Tiranë ka akorduar një fond 250 mijë dollarë për 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri.
22:28 13 h më parë30.01.2026.
Autori
SPAK refuzoi kërkesën e komisionit parlamentar të drejtuar nga Fatmir Xhafaj për një vizitë monitoruese, duke e cilësuar atë si ndërhyrje që cenon pavarësinë kushtetuese të institucionit.
22:15 13 h më parë30.01.2026.
Autori
Janë identifikuar dy shqiptarët që humbën jetën në një aksident tragjik në Cuneo të Italisë.
21:07 14 h më parë30.01.2026.
Autori
Autoritetet turke kanë vënë në pranga vëllanë e “Visit të Pojës” i kërkuar në Itali për trafik droge.
20:37 15 h më parë30.01.2026.
Autori
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në GJKKO ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij. Teksa bëhet një vit nga arrestimi i tij, kryebashkiaku kërkon zëvendësimin e masës, kërkesë që vjen pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 31 tetor.
20:10 15 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)