Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Rrogozhinën në zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Rrogozhinë, Sh.H. dhe katër bashkëpunëtorë të tij kanë marrë dënimet këtë të premte nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të pestë personat janë njohur me masat e tyre të dënimit pas akuzës së manipuimit të votës, në kuadër të zgjedhjeve lokale të përsëritura të 23 korrikut 2023.
Sh.H. dhe bashkëpunëtorët e tij, shtetasit me inicialet E.C., L.Sh., F.Th. dhe F.S. u dërguan për gjykim nga SPAK, pas përfundimit të hetimeve për veprën penale të korrupsionit aktiv. Ish-kandidati i PD-së, u shpall fajtor për veprën “moskallëzimi i krimit”. Gjykata e dënoi me 6 muaj burg, por pas uljes së 1/3 së dënimit, masa përfundimtare u caktua 4 muaj burg.
Gjithsesi, GJKKO vendosi ta pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg, duke e konvertuar dënimin për Sh.H. në kryerjen e 60 orëve punë në interes publik, brenda një afati prej 6 muajsh. Ish-kandidati ka detyrimin të mbajë edhe kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.
Edhe katër të dënuarit e tjerë e evituan burgun. Dënimet e tyre fillestare me një vit e 6 muaj burg u ulën për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por, edhe ekzekutimi i dënimit përfundimtar me një vit burg u pezullua, duke u vënë në provë për periudhë 2-vjeçare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)