Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin për Belinda Ballukun
Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim përfundimtar mbi ankimin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama lidhur me masën e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim përfundimtar mbi ankimin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama lidhur me masën e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Vendimmarrja u bllokua për shkak të ndarjes së votave 4 me 4, çka nënkupton se ankimi konsiderohet i rrëzuar, pasi nuk u arrit shumica e nevojshme. Si pasojë, masa e pezullimit nga detyra ndaj Ballukut mbetet në fuqi.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë qëndruar të izoluar në Dhomën e Këshillimit që prej orës 11:00 të paradites, duke zhvilluar një seancë të gjatë diskutimesh. Kjo ishte tentativa e tretë për të shqyrtuar çështjen, pasi dy mbledhjet e mëparshme kishin dështuar për shkak të kërkesave për më shumë kohë nga disa anëtarë.
Çështja “Balluku” konsiderohet një nga më të ndjeshmet aktualisht për Gjykatën Kushtetuese, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë politik dhe institucional. Vendimi i GJK ndikon edhe në veprimet e SPAK, i cili ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në tenderë publikë.
VENDIMI I ZBARDHUR
Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.
Paraprakisht Gjykata vlerëson njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pika 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.
Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.
Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij.
Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit, synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik, vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.
Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj.
Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.
Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:
Rrëzimin e kërkesës.
Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Një ditë vendimtare për politikën shqiptare dhe raportet me Bashkimin Evropian, sipas opozitës, pritet të jetë kjo e sotmja, kur Gjykata Kushtetuese merr vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Kreu i Grupi parlamentar socialist, Taulant Balla tha pas mbledhjes së grupit se Këshilli i Imuniteteve dhe Mandateve nuk mblidhet për zv.kryeministren Belinda Balluku pa u marrë vendimi i Kushtetueses. E kjo sipas tij, pasi Kuvendi është palë në atë proces.
Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
Ferma ku mbarshtoheshin dhitë, në Shupenzë, është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Lideri turk bëri me dije se Ankaraja po ndërmerr veprimet dhe iniciativat e nevojshme diplomatike që synojnë uljen e tensionit, zgjatjen e armëpushimit dhe vazhdimin e bisedimeve mbi sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në Romë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së fortë të Italisë ndaj Kievit.
Projektet janë kabllot ‘Apollo Link’ dhe ‘Iberia Link’, dy infrastruktura të projektuara për të transportuar sasi të mëdha të energjisë elektrike, veçanërisht asaj të rinovueshme, në të gjithë Mesdheun dhe për të përmirësuar lidhjen midis rrjeteve kombëtare.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur këtë të enjte një vizitë zyrtare në Romë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në Pallati Chigi.
Hetimet, që kanë zgjatur rreth dy vite, zbuluan një rrjet të mirëorganizuar që operonte përmes call center-ave në Tiranë. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit vepronin në grupe prej 6 deri në 8 agjentësh, të ndarë sipas gjuhëve të huaja si gjermanisht, anglisht dhe italisht, duke synuar tregje të ndryshm
Identifikimi dhe shkatërrimi i skemave të call center në Shqipëri është kthyer në vëmendje të deputetëve edhe në Kuvend. Deputeti socialist Erion Braçe tha se po dëmtohet imazhi i vendit, teksa shtoi se ky është aktivitet i hershëm këtu dhe se ka kërkuar personalisht shpjegime nga autoritetet.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 22-vjeçar në Shëngjin, i cili dy vite më parë, në bashkëpunim me të vëllanë plagosën rëndë një shtetas. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg në mungesë, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit pasi në kamionin që drejtonte gjatë kontrollit iu gjet një përforcues valësh, sasi parash dhe kanabis.
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili shiste doza kanabisi adoleshentëve. Atij iu gjetën sasi dozash gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara se janë përfituar nga kjo veprimtari.
Po mbahet sot finalja e edicionit të katërt të Konkursit të Gjuhës Shqipe, mes shkollave “Edith Durham” dhe “Besëlidhja” Lezhë, një ngjarje që është kthyer në një traditë e cila feston dhe promovon vlerat e gjuhës sonë si dhe e kthen atë në një prioritet arsimor.
Debati për Rregulloren është zhvendosur në seancën plenare ku kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla propozoi rikthimin e çështjeve jashtë rendit të ditës në fillim të seancës.
Komente (0)