Përmirësohet gjendja shëndetësore, ish-presidenti Moisiu del nga spitali

Ish-Presidenti Alfred Moisiu është rikuperuar pas problemeve shëndetësore dhe ka lënë spitalin, duke u rikthyer në banesën e tij në gjendje të mirë.

09.02.2026. 18:52

Përmirësohet gjendja shëndetësore, ish-presidenti Moisiu del nga spitali

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka përfunduar qëndrimin e tij në spital dhe është rikthyer në shtëpi pas disa ditësh trajtim mjekësor.

Ai u shtrua në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë rreth pesë ditë më parë për shkak të një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore. Burimet zyrtare bëjnë me dije se Moisiu ndodhet jashtë rrezikut dhe po rikuperohet normalisht.

Mjekët e kanë monitoruar vazhdimisht gjendjen e tij, ndërsa familjarët konfirmojnë përmirësim të dukshëm. QSUT ka shpërndarë një fotografi ku ish-presidenti shfaqet së bashku me një nga mjeket që kujdeset për të, duke shprehur mirënjohje për trajtimin e dhënë.

Në njoftimin e spitalit thuhet: “Faleminderit President Moisiu për besimin tuaj. Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.”

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit 96 vjeçar do të vijojë të monitorohet, por aktualisht ai po rikuperohet në mënyrë të qetë në banesën e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)