Ditën e nesërme do të marrë fund saga e bllokimit të Juglindjes që vijon prej 10 ditësh.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar rruga alternative 1.3 kilometër e gjatë që do të bashkojë dy krahët e aksit Librazhd-Pogradec, pas shembjes masive të dheut në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës” do të hapet të martën, në orën 12:00.
Sipas ARRSH-së në këtë rrugë do të mund të kalojnë të gjitha llojet e mjeteve, nga veturat tek mjetet e transportit ndërqytetas dhe ato të tonazhit të rëndë.
Segmenti alternativ po ndërtohet përkrah hekurudhës, përgjatë shtratit të lumit Shkumbin. Ky segment i ri do të lidhë Dragostunjën me Hotolishtin, duke shmangur plotësisht pjesën e dëmtuar të rrugës aktuale dhe zonën me rrezik të lartë rrëshqitjeje.
Projekti parashikon ndërhyrje të shumta inxhinierike për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë e rrugës së re.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)