Shembja e urës në aksin Librazhd-Prrenjas, riparimi mund të zgjasë deri në një vit
Janë në shqyrtim dy alternativa kryesore: ndërtimi i një viadukti të ri, që do të kërkonte rishikim të plotë të projektit, ose heqja e plotë e masës së shembur dhe ndërtimi i një traseje të re.
Dëmtimi i rëndë i ndodhur në aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të kërkojë një periudhë të gjatë ndërhyrjesh për rikthimin e plotë të sigurisë dhe funksionalitetit të rrugës. Sipas një inxhinieri pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, riparimi mund të zgjasë nga gjashtë muaj deri në një vit, në varësi të zgjidhjes teknike që do të përzgjidhet dhe procedurave që do të ndiqen.
Specialisti, i cili foli në kushte anonimiteti për revistën "Monitor", thekson se situata është më serioze se sa një dëmtim i zakonshëm i sipërfaqes rrugore, pasi është destabilizuar i gjithë masivi i dheut dhe i shkëmbit mbi të cilin mbështetet segmenti.
Foto nga video
Sipas vlerësimeve teknike, janë në shqyrtim dy alternativa kryesore: ndërtimi i një viadukti të ri, që do të kërkonte rishikim të plotë të projektit dhe kohë të konsiderueshme, ose heqja e plotë e masës së shembur deri në themel dhe ndërtimi i një traseje të re. Kompania që ka kontratën për punimet, po analizon variantin e dytë. Megjithatë, edhe kjo zgjidhje përfshin gërmime masive dhe ndërhyrje të thelluara.
Mundësia e hapjes së një kalimi provizor mbetet e kufizuar, pasi një zgjidhje e tillë nuk do të garantonte siguri për mjetet e tonazhit të rëndë. Sipas ekspertëve, rrëshqitja e fundit dyshohet se është e lidhur me ndërhyrjet infrastrukturore të realizuara për segmentet e reja të Korridorit VIII. Punimet në zonë, përfshirë përdorimin e materialeve lumore dhe ngarkesën shtesë mbi shpatet, të cilat mendohet se kanë ndikuar në dobësimin e strukturës mbajtëse të terrenit.
Foto nga video
Ura e dëmtuar ishte ndërtuar në vitin 1997 dhe, sipas burimeve teknike, kishte qenë funksionale dhe në gjendje të mirë deri në nisjen e ndërhyrjeve të fundit. Për stabilizimin e plotë të segmentit kërkohet një studim i ri gjeologjik dhe gjeoteknik, analiza e lëvizjes së masivit, monitorim i ujërave nëntokësore dhe ndërtimi i strukturave të reja mbajtëse, përfshirë pilotat dhe sistemet e drenazhimit. Nëse do të jetë e nevojshme, mund të merret në konsideratë edhe devijimi i pjesshëm i trasesë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Sali Berisha shfrytëzoi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzoi për përpjekje për asgjësimin e opozitës. Kreu i PD-së deklaroi se partia nuk blihet dhe nuk shitet, ndërsa premtoi përballje politike me qeverinë.
Sipas Skënder Hitës, projekti është rezultat i një bashkëpunimi më shumë se katërvjeçar me OSBE-në dhe partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë standarde të reja në procesin e çaktivizimit të armëve dhe duke afruar Shqipërinë me praktikat e Bashkimit Europian.
Përmes këtij prezantimi, Partia Demokratike synoi të godasë politikisht qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke bërë krahasime të drejtpërdrejta me ministren me inteligjencë artificiale, “Diella”, e bërë pjesë e kabinetit qeveritar pas fitores së mandatit të katërt.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa benzina është reduktuar me 1 lek për litër krahasuar me vendimin e mëparshëm.
Dy ditë më parë Administrata Tatimore njoftoi nisjen e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025.
Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. Të dy personat ishin ekstraduar disa muaj më parë nga Belgjika, ku u arrestuan me kërkesë të SPAK.
Punimet nisën mëngjesin e sotëm në Pallatin e Kongreseve me procesin e regjistrimit të delegatëve, ndërsa sipas agjendës do të konstituohet fillimisht Komisioni i Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariati Teknik.
Pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë u ngrit paraditen e sotme alarm pas raportimit për një objekt të dyshimtë. Policia, forcat xheniere dhe ekspertët antieksploziv izoluan zonën në Rrugën e Elbasanit dhe kryen verifikime, ndërsa në fund rezultoi se objekti ishte një kovë me fasule.
Komente (0)