Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në unazën e qytetit të Pogradecit. Në ngjarje u përfshinë një automjet me drejtues shtetasin R.Z. dhe një motor me drejtues shtetasin E.Sh.
Si pasojë e përplasjes, mbetën të dëmtuar drejtuesi i motorit E. Sh. dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere. Të dy janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, sepse pësuan lëndime në trup.
Policia bëri me dije se me drejtuesin e automjetit, R.Z. do të kryhen veprimet e mëtejshme procedural. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)