Tjetër kërkesë në GJKKO për zbutjen e masës së sigurisë, Ilir Meta vendos garanci pasurore

GJKKO do ta vlerësojë kërkesën e ish-presidentit këtë të martë, më 24 mars. Çështja do të merret në shqyrtim nga gjyqtari Paulin Çera.

21.03.2026. 19:16

Tjetër kërkesë në GJKKO për zbutjen e masës së sigurisë, Ilir Meta vendos garanci pasurore

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta ka depozituar pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën e radhës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të butë, si “arrest shtëpie”, “detyrim paraqitjeje”, “garanci pasurore” ose “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Për herë të parë në kërkesat e tij të shumta për ndryshimin e masës së sigurisë, Meta ka ofruar edhe garanci pasurore. GJKKO do ta vlerësojë kërkesën e ish-presidentit këtë të martë, më 24 mars. Çështja do të merret në shqyrtim nga gjyqtari Paulin Çera.

Foto ilustruese

Meta argumenton se, duke qenë se dosja tashmë është dërguar për gjykim, nuk ekziston rreziku që ai të prishë provat apo të ndikojë mbi dëshmitarët. Ish-presidenti mbahet në burg që prej tetorit të vitit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion lidhur me aferën CEZ-DIA, kontrata lobuese të LSI në SHBA, si edhe për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)