Risia e Sylvinhos e feston grumbullimin në Kombëtare me gol

Bujar Pllana realizoi rrjetën e parë në fitoren 2-1 që skuadra e tij regjistroi kundër Pogon Szczecin, do ti bashkohet menjëherë kuqezinjve për sfidën e 26 marsit.

21.03.2026. 20:46

Risia e Sylvinhos e feston grumbullimin në Kombëtare me gol

Një gol për të festuar grumbullimin e parë në Kombëtaren shqiptare. Fundjava e Bujar Pllanës ka qenë thjesht fantastike. Vetëm pak orë pasi u zyrtarizua si një prej afrimeve të reja të trajnerit Sylvinho, ku do ti bashkohet kuqezinjve për ndeshjen “play-off” me Poloninë, mbrojtësi shënoi edhe me Lechia Gdansk.

Pllana realizoi rrjetën e parë në fitoren 2-1 që skuadra e tij regjistroi kundër Pogon Szczecin. Mbrojtësi shënoi në minutën e 11-të të sfidës, por mori vlerësime maksimale edhe për kontributin e dhënë në aspektin difensiv.

Me këtë sukses, Lechia Gdansk ngjitet në vendin e 11-të në elitën e futbollit polak, në kuotën e 34 pikëve dhe i largohet përkohësisht rrezikut të rënies nga kategoria. Kontributi i Pllanës në Kombëtare do të jetë tepër i vyer, si një lojtar që i njeh mjaft mirë yjet e Polonisë, drejt ëndrrës së Shqipërisë për pjesëmarrjen e parë historike në Kupën e Botës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)