U maskua si prift për të ndjekur ndeshjen, trajneri i pezulluar jep udhëzime mbi një shkallë pranë fushës
Hyri në fushë dhe goditi një kundërshtar, situata u përkeqësua më tej kur u rikthye sërish në terrenin e lojës për të festuar golin e barazimit në fund të ndeshjes, ndërsa ofendoi lojtarët kundërshtarë.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kategoritë e ulëta të futbollit italian, ku trajneri i ekipit Union Mulazzano, Matteo Ciceri ka tentuar të shmangë një pezullim duke u maskuar si prift. Gjithçka e bëri teksa kishte hipur mbi një shkallë, nga ato që përdoren në ndërtim apo nga profesionistët e mirëmbajtjes.
Sipas raportimeve, Ciceri ishte dënuar nga organet drejtuese të futbollit, por ka provuar të drejtojë skuadrën nga jashtë fushës. Ai qëndruar mbi një shkallë pranë rrethimit të fushës dhe ishte i veshur me rroba kleriku. Megjithatë, “plani” i tij dështoi gjatë pjesës së dytë të ndeshjes. Trajneri hyri në fushë dhe goditi një kundërshtar, duke shkelur hapur rregullat.
Foto ilustruese
Situata u përkeqësua më tej, kur ai u rikthye sërish në fushë për të festuar golin e barazimit në fund të ndeshjes, ndërsa ofendoi lojtarët kundërshtarë. Gjithçka ndodhi teksa qëndronte i veshur si prift. Si pasojë e këtij incidenti, ndaj tij është marrë një masë e re disiplinore, duke u pezulluar për katër muaj të tjerë.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Zyrtarët iranianë kanë tentuar pa sukses të organizojnë takime të drejtpërdrejta me të për arsye sigurie, një fakt që për inteligjencën tregon se ai mund të jetë ende gjallë.
Si pasojë e përplasjes, mbetën të dëmtuar drejtuesi i motorit E. Sh. dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere. Të dy janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, sepse pësuan lëndime në trup.
Apeli i GJKKO në tetor 2025 kishte lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur si Rrumi i Shijakut, për vëllain e tij Vullnet Muça dhe për Vlash Brahjan.
Lufta mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit ka shkaktuar një valë të madhe pasigurie në Lindjen e Mesme, duke nxitur një eksod të dukshëm të banorëve më të pasur nga Dubai, një nga qendrat kryesore financiare dhe turistike të rajonit.
Sylvinho vlerësoi kontributin e Rey Manajt, por pranoi se mungesa e tij ndihet, ndërsa theksoi se ka alternativa në repartin ofensiv. Ai përmendi edhe gjendjen e Dakut, i cili ka qenë jashtë për shkak dëmtimi.
Presidenti i Konfederatës së Futbollit në Amerikën Jugore, Alejandro Dominguez: “Spanja humbet në tavolinë sepse nuk u paraqit, Argjentina është dy herë kampione”.
Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso shpalli listën me 28 futbollistë: grumbullohet talenti i Cagliari, Marco Palestra, teksa rikthehet pas dy vitesh Federico Chiesa.
Ish-ylli i WWE, Ted DiBiase Jr., përballet me akuza të rënda që mund ta çojnë për dekada pas hekurave, pasi prokurorët amerikanë pretendojnë se ai ka përdorur fonde të destinuara për ndihmë sociale për përfitime personale.
Legjenda braziliane tregoi se të burgosurit kërkuan nga rojet që të organizonin ndeshje futbolli dhe madje i kërkuan atij të bënte disa truke me topin për t’i argëtuar.
Komente (0)