CIA dhe Mossad besojnë se lideri iranian Mojtaba Khamenei mund të jetë ende gjallë

Zyrtarët iranianë kanë tentuar pa sukses të organizojnë takime të drejtpërdrejta me të për arsye sigurie, një fakt që për inteligjencën tregon se ai mund të jetë ende gjallë.

21.03.2026. 18:46

CIA dhe Mossad besojnë se lideri iranian Mojtaba Khamenei mund të jetë ende gjallë

Agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, përkatësisht CIA dhe Mossad, besojnë se udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei mund të jetë ende gjallë. Megjithatë, sipas asaj që raporton “Axios”, rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe rolit real në krye të vendit mbeten ende shumë paqartësi.

Mungesa e një mesazhi video për festën e Novruzit, në vend të së cilës u publikua një deklaratë e shkruar, ka rritur dyshimet për aftësinë e Khameneit për të udhëhequr vendin. Sipas burimeve, zyrtarët iranianë kanë tentuar pa sukses të organizojnë takime të drejtpërdrejta me të për arsye sigurie, një fakt që për inteligjencën tregon se ai mund të jetë ende gjallë.

Situatën e komplikon gjithashtu eliminimi i disa udhëheqësve të lartë iranianë, teksa është krijuar një krizë në zinxhirin e komandës së Shtetit Islamik. Sipas burimeve të inteligjencës izraelite, një pjesë e boshllëkut të pushtetit po plotësohet nga Gardianët e Revolucionit.

Fati i Mojtaba Khamenei ka qenë temë diskutimesh në raportimet e inteligjencës për presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa mbetet e paqartë se kush po e ushtron realisht komandën në Teheran. “Nuk kemi prova se është vërtetë ai që jep urdhërat”, ka thënë një zyrtar i lartë izraelit për “Axios”. Një zyrtar amerikan shtoi: “Është shumë e çuditshme. Nuk besojmë që iranianët do të zgjidhnin një njeri të vdekur si udhëheqës suprem, por në të njëjtën kohë nuk kemi prova që ai po mban komandën reale”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)