Talenti 16-vjeçar shqiptar debuton me Bayernin në Bundesligën gjermane

Erblin Osmani është me origjinë nga Gjilani. Vetëm një muaj më parë i’u bashkua ekipit “A” në stërvitje, aktivizohet me 17-vjeçarët e Gjermanisë.

21.03.2026. 21:29

Talenti 16-vjeçar shqiptar debuton me Bayernin në Bundesligën gjermane

Talent i ri shqiptar, Erblin Osmani bëri debutimin me Bayern Munich në Bundesligën gjermane vetëm në moshën 16-vjeçare. Ai hyri në fushë në minutën e 87-të si zëvendësues i Leon Goretzka, duke shënuar fillimin e një karriere premtuese në futbollin profesionist.

Ndeshja e fituar 4-0 përballë Union Berlin ishte e para në të cilën djaloshi grumbullohej në skuadër, për të qëndruar në stolin e rezervave. Vetëm një muaj më parë, Osmani mori pjesë në stërvitjet e skuadrës profesioniste të Bayernit.

Mesfushori ka luajtur për ekipin U-19 të klubit, teksa në arenën ndërkombëtare përfaqëson ngjyrat e Gjermanisë me skuadrën e 17-vjeçarëve. Me këtë debutim në elitën e futbollit gjerman, ai bëhet lojtari i tetë i akademisë së Bayern-it që aktivizohet si profesionist këtë sezon në Bundesligë. Me këto lëvizje, trajneri Vincent Kompany konfirmon se po përgatit dhe po promovon yjet e së ardhmes së bavarezëve.

Kjo statistikë e jashtëzakonshme po shkon paralel me ecurinë fantastike të skuadrës. Bayern kryeson kampionatin me 9 pikë distancë nga Borussia Dortmund, ata u kualifikuan në çerekfinalet e Champions, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 10-2 ndaj Atalantës, teksa kanë siguruar edhe vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)