Një gjigand shqiptar 1,98 metra i gjatë ndaloi Juventusin. Portiere Arijanet Muriç ishte protagonist absolut për Sassuolo-n, në barazimin 1-1 që këta të fundit regjistruan në trasfertën e vështirë me Juventusin.
Në “Allianz Stadium”, gardiani i përfaqësueses së Kosovës vendosi fatet e sfidës. Në minutën e 87-të ai neutralizoi penalltinë e kapitenit të bardhezinjve, Locatelli, i cili mund të kishte shënuar golin e fitores. Muriç realizoi edhe një pritje vendimtare pak sekonda më pas, duke u shpallur me meritë edhe si “Lojtari më i Mirë” i ndeshjes.
Më parë, Juventusi kishte kaluar në avantazh me Yildiz në pjesën e parë, pas një asisti nga Conceicao. Sassuolo riktheu barazpeshën në fraksionin e dytë të lojës me Pinamonti-n. por, më tepër se lojtarët që shënuan, mbrëmjen e kësaj të shtune në Torino protagonist absolut ishte Arijanet Muriç.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)