Kanosi me hanxhar dhe dhunoi një 55-vjeçar, arrestohet 39-vjeçari në Shijak

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore” në Shijak, ku autori i dyshuar fillimisht ka dëmtuar me hanxhar xhamin e automjetit të shtetasit me inicialet D.Ç., 55 vjeç. Më pas, ai e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar me të njëjtin mjet prerës.

21.03.2026. 15:04

Kanosi me hanxhar dhe dhunoi një 55-vjeçar, arrestohet 39-vjeçari në Shijak

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shijak falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë.

Sipas burimeve një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës një 55-vjeçar, si dhe e ka goditur fizikisht. Konflikti, që mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, rrezikonte të përshkallëzohej më tej.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore” në Shijak, ku autori i dyshuar fillimisht ka dëmtuar me hanxhar xhamin e automjetit të shtetasit me inicialet D.Ç., 55 vjeç. Më pas, ai e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar me të njëjtin mjet prerës.

Policia bëri të ditur se ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Shijakut ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit me inicialet I.N., 39 vjeç.

Gjatë veprimeve procedurale, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një thikë dhe një hanxhar.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 39-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)