Sherr për një vajzë, shqiptari vritet nga bashkëkombasi në Itali
Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, me origjinë nga Lezhë, i cili jetonte prej kohësh në Itali.
11:02 67 ditë më parë21.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Krimi i pasionit i mori jetën Gjergj Pergegajt nga Lezha, i cili u qëllua me armë zjarri rreth mesnatës mes 20 dhe 21 marsit në zonën e Olmos, pranë një klubi nate.
Një ngjarje e rëndë u shënua në Itali, ku një 30-vjeçar shqiptar u vra pas një konflikti që dyshohet se lidhet me motive xhelozie.
Krimi i pasionit i mori jetën Gjergj Pergegajt nga Lezha, i cili u qëllua me armë zjarri rreth mesnatës mes 20 dhe 21 marsit në zonën e Olmos, pranë një klubi nate. Sipas raportimeve të mediave italiane, ai ishte ndalur pas përfundimit të turnit të punës për t’u takuar me ish-të dashurën e tij.
Në atë moment, në vendngjarje ka mbërritur partneri aktual i saj, një 35-vjeçar shqiptar. Pasi i ka parë së bashku, ai ka nxjerrë armën duke qëlluar katër herë në drejtim të 30-vjeçarit, i cili humbi jetën në vend.
Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, me origjinë nga Lezhë, i cili jetonte prej kohësh në Itali.
11:02 67 ditë më parë21.03.2026.
AutoriPas krimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por rreth dy orë më vonë ka telefonuar vetë shërbimet e emergjencës, duke deklaruar se dëshironte të dorëzohej. Ai ka dhënë vendndodhjen e tij dhe është gjetur nga policia në zonën kodrinore pranë Rigutinos, ku priste në makinë me armën e përdorur, e cila rezultoi pa leje.
35-vjeçari është arrestuar dhe ndodhet në burg, i akuzuar për vrasje me dashje. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit në Arezzo, në pritje të autopsisë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur tre persona, mbrëmjen e së mërkurës në Shëngjin.
22:30 10 h më parë27.05.2026.
Autori
Policia e Velipojës pas publikimt të pamjevet të një tëriu që lundronte me JetSki jashtë perimetrit të sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin dhe gjobitjen e tij. Sakaq, bëhet e ditur se janë intensifikuar kontrollet në kuadër dhe të nisjes së sezonit veror.
20:49 12 h më parë27.05.2026.
Autori
Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike pritet të miratohen ndryshimet në statut, që më pas do kalojnë në Kuvendin Kombëtar të PD.
20:06 13 h më parë27.05.2026.
Autori
Zjarri ka përfshirë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e së mërkurës, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të menjëhershëm të shërbimeve emergjente.
19:53 13 h më parë27.05.2026.
Autori
Partia Demokratike synon të riorganizojë strukturat e saj duke propozuar një sërë ndryshimesh në statut, para se të mbajë Kuvendin e saj.
19:38 13 h më parë27.05.2026.
Autori
Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit, ku një automjet është përplasur me një kamionçinë.
19:08 14 h më parë27.05.2026.
Autori
Katër persona, mes tyre dy turistë janë plagosur mesditën e kësja të mërkure në Fier. Ngjarja ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në fshatin Mbrostar Ura, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
15:42 17 h më parë27.05.2026.
Autori
I dyshuari në bashkëpunim me persona të tjerë ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes skemave mashtruese ku përdorej emri i Postës Shqiptare.
12:47 20 h më parë27.05.2026.
Autori
Ndryshimet e reja në çmim do të hyjnë në fuqi prej orës 13:30.
12:00 21 h më parë27.05.2026.
Autori
Komente (0)