Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në qytetin e Durrësit, në rrugën “Taulantia”.
Sipas njoftimit të policisë, qytetarja me inicialet J. D., duke udhëtuar me automjetin e saj, është përplasur me një motor të Policisë Rrugore, i cili drejtohej nga efektivi E. M.
Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar lëndime të lehta fizike dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)