U arrestua për armëmbajtje pa leje, Gjesti lirohet nga paraburgimi
Artisti i famshëm Gjesti është liruar nga paraburgimi në Prishtinë, pasi u arrestua për armëmbajtje pa leje.
15:16 1 ditë më parë19.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS foli për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe propozimin e tij për uljen e numrit të deputetëve, sipas të cilit do të realizohet me referendum.
Ligji për referendumet sipas kryeministrit Edi Rama do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar dhe do të shërbejë sipas tij për t’i hapur rrugën një vendimi të popullit shqiptar për uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga Asambleja e PS në Durrës, Rama tha se ka ardhur koha që Kuvendi të riorganizohet.
“Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS. Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë. Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet ti vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush eshte me ke… Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, tha Rama.
Ai gjithashtu komentoi ligjin organik për funksionimin e Kuvendit. “Së dyti, kemi folur për ligjin organik për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i ka deputetët pa status, i ka të pa majftueshme burimet me të cilat funksionon, nuk ka as shtëpi. Këshuqe, të gjitha këto duhen bërë dhe duhen bërë tani. Mbase nuk përfundon brenda këtij mandati, por është e domosdoshme të nisë pa kaluar gjysma e këtij mandate”, u shpreh ai.
Shefi i qeverisë u ndal edhe tek dy reforma të rëndësishme, si ajo Territoriale dhe Zgjedhorja.
“Kemi vënë para nesh detyrën për një reformë territoriale që s’mund të qëndrojë e mbyllur në guackën e një komisioni. Ka ardhur koha të diskutohet, ta diskutojmë ne me njerëzit në territor. Nuk ka nevojë, për fjalë, për fantazi e shpifje që kanë nisur të qarkullojnë për t’ju kundërvënë reformës. Po ashtu, reforma zgjedhore kemi nisur nga puna. Duhet të adresojmë rekomandimet e OSBE ODIHR, por duhet ta bëjmë depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore duan apo nuk duan ata që kurrë mos dacin. Duhet të bëjmë cmos që rezultati të dalë më shpejt, duke bërë këto dy gjëra, do i japim përgjigje shumë shqetësimeve që krijohen artificialisht”, tha ai.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore” në Shijak, ku autori i dyshuar fillimisht ka dëmtuar me hanxhar xhamin e automjetit të shtetasit me inicialet D.Ç., 55 vjeç. Më pas, ai e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar me të njëjtin mjet prerës.
15:04 7 min më parë21.03.2026.
AutoriKrimi i pasionit i mori jetën Gjergj Pergegajt nga Lezha, i cili u qëllua me armë zjarri rreth mesnatës mes 20 dhe 21 marsit në zonën e Olmos, pranë një klubi nate.
14:45 26 min më parë21.03.2026.
AutoriShefi i mazhorancës ka vendosur të realizojë një riorganizim të strukturave politike në Tiranë, duke sjellë një shpërndarje të re të emrave të rëndësishëm të Partisë Socialiste nëpër njësitë administrative të kryeqytetit.
13:56 1 h më parë21.03.2026.
AutoriAi theksoi se gjatë ditëve të fundit është punuar intensivisht për mobilizimin e qytetarëve, duke kërkuar një organizim sa më të mirë të protestës.
13:34 1 h më parë21.03.2026.
AutoriKryeministri Edi Rama tha nga mbledhja e Asamblesë së PS në Durrës se sistemi i ri i drejtësisë në vend është tashmë i pavarur, por ende ka nevojë për rritje në aspektin e profesionalizmit dhe standardeve.
13:13 1 h më parë21.03.2026.
AutoriKryeministri Edi Rama nga mbledhja e Asamblesë së PS, që po zhvillohet në Durrës, zbuloi masën e parë të marrë nga qeveria për të zbutur koston e çmimit të rritur të naftës në xhepat e qytetarëve. Sipas Ramës, akciza do të ulet me 20% sa herë që nafta mund të prekë çmimin 220 lekë për litër.
12:37 2 h më parë21.03.2026.
Autori
Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar lëndime të lehta fizike dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
12:26 2 h më parë21.03.2026.
Autori
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kufirit në Kukës, deri më tani përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë mbi 3 mijë persona me më shumë se 900 automjete të vogla.
12:11 3 h më parë21.03.2026.
Autori
Tubimi që do të nisë në orën 18:00 pason protestën e mëparshme, e cila agravoi me hedhjen e koktejve të molotovit në ambientet e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
11:23 3 h më parë21.03.2026.
Autori
Komente (0)