Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të hyrjeve nga Kosova në Shqipëri.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kufirit në Kukës, deri më tani përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë mbi 3 mijë persona me më shumë se 900 automjete të vogla, pa përfshirë autobusët e grupeve të organizuara. Një pjesë e udhëtarëve kanë kaluar kufirin edhe me motorë.
Fluks ka pasur edhe në drejtim të kundërt, nga Shqipëria drejt Kosovës, megjithëse me një numër më të ulët. Sipas të dhënave nga pala kosovare, në pikën kufitare të Vërmicës kanë hyrë drejt Kosovës 1,850 qytetarë shqiptarë me rreth 700 mjete.
Të dyja pikat kufitare funksionojnë me procedurë të përshpejtuar dhe pa kontrolle të detajuara për qytetarët që udhëtojnë me targa të Kosovës gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.
Pavarësisht fluksit të lartë, nuk janë regjistruar radhë apo pritje të gjata, pasi autoritetet po përballojnë lëvizjet me ritëm të përshpejtuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)