'Tatimet' nisin pagesat e para nga DIVA 2025, mbi 3 mijë prindër përfitojnë kompensimin për fëmijët
Sipas të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore, deri tani janë disbursuar rreth 550 mijë euro për 3,091 përfitues, ndërsa vlera totale e tatimit të rimbursuar ka arritur në 52.8 milionë lekë.
Administrata Tatimore ka nisur disbursimin e pagesave të para për qytetarët që kanë përfituar kompensim nga deklarimi i të ardhurave përmes DIVA 2025, duke kthyer në llogaritë bankare të aplikuesve shumat e tatimit të mbipaguar.
Skema, e aplikuar për herë të parë, lidhet kryesisht me rimbursimin e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve dhe konsiderohet një nga lehtësitë e reja fiskale për familjet.
Sipas të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore, deri tani janë disbursuar rreth 550 mijë euro për 3,091 përfitues, ndërsa vlera totale e tatimit të rimbursuar ka arritur në 52.8 milionë lekë.
Tatimet bëjnë me dije se pagesat kanë nisur fillimisht për individët deklarues të konsideruar pa risk.
“Administrata Tatimore ka nisur pagesat e tatimit të mbipaguar për individët deklarues të DIVA 2025, të konsideruar pa risk. 3091 individë përfitues, 52,823,000 lekë vlera totale e tatimit të rimbursuar. Një lehtësi fiskale që vjen për herë të parë përmes deklarimit të DIVA 2025, duke krijuar mundësi reale për përfitim nga deklarimi korrekt i të ardhurave, në ndihmë të qytetarëve dhe në funksion të një administrate tatimore më efikase dhe më pranë tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, deri më 30 mars kanë deklaruar rreth 130 mijë qytetarë, ndërsa pritet që numri total të arrijë në 180 mijë.
Skema e kompensimit parashikon që prindërit me fëmijë nën 18 vjeç të përfitojnë zbritje nga tatimi mbi të ardhurat, duke nisur nga deklarimet që do të bëhen në vitin 2026 për të ardhurat e këtij viti. Sipas rregullave të përcaktuara, për çdo fëmijë nën 18 vjeç do të aplikohet një zbritje prej 48 mijë lekësh nga tatimet e paguara gjatë vitit.
Një tjetër lehtësi lidhet me shpenzimet arsimore të fëmijëve. Prindërit që kanë të ardhura vjetore nga puna deri në 1.2 milionë lekë do të mund të përfitojnë kompensim për pagesat e kryera për arsimin e fëmijëve të tyre. Vlera maksimale e rimbursimit për shpenzimet arsimore arrin deri në 100 mijë lekë.
Për të përfituar nga kjo skemë, fëmija duhet të jetë i përfshirë në certifikatën familjare të tatimpaguesit dhe prindërit duhet të ruajnë faturat për çdo pagesë të kryer për arsimin gjatë vitit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ka shkelur ligjet federale për mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe gjitarëve detarë. Nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në një vit burg dhe gjobë deri në 70 mijë dollarë.
Duke folur për naftën dhe taksat, Bozdo kritikoi edhe strukturën fiskale, duke thënë se “60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksa që merr qeveria”, dhe ngriti pyetje mbi furnizimet pa akcizë.
Për momentin nuk janë bërë ende publike detaje mbi qëllimin e plotë të vizitës së ambasadorit Silvio Gonzato në GJKKO, takimi vjen menjëherë pas inaugurimit të sallave të reja të gjykimit.
Kreu i shtetit theksoi se rezoluta është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social.
Parashikon që institucionet dhe forcat politike të angazhohen në mënyrë të koordinuar për të çuar përpara procesin e negociatave me Bashkimin Europian, u mbështet nga 114 ligjvënës.
Në Vjenë ka nisur edhe edicioni i 70-të i Eurovision ku janë mbledhur fansa nga e gjithë Europa. Motoja e këtij viti i spektaklit është "Të bashuar nga muzika", dhe janë 35 shtete që garojnë. Eventi rikthehet në Austri pas 11 vitesh, dhe Shqipëria këtë vit përfaqësohet me Alis dhe këngën "Nan".
Komente (0)