Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mushqeta të Tiranës, teksa një 12-vjeçar kishte marrë automjetin e babait të tij dhe me të është aksidentuar duke dale nga rruga.
Policia ka raportuar rastin, ndërsa menjëherë ka nisur procedim penal ndaj babait të djalit, shtetasit K. T., 51 vjeç.
Si pasojë e aksidentit i ka mbetur i plagosur 12-vjeçari së bashku me një 18-vjeçar me të cilin ishte duke udhëtuar.
Policia po heton rastin dhe zbardhjen e plotë të tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)