Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 5 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ekipi i avokatëve mbrojtës i Erion Veliajt reagoi pas deklaratës së SPAK në lidhje me shtyrjen e vazhdueshme të seancës paraprake për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës. Avokatët shprehen se dosja është voluminoze dhe për këtë arsye duhet të krijohen kushtet për mbrojtje reale.
Ekipi i avokatëve mbrojtës të kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë me një reagim për shtyp pas deklaratës së fundit të SPAK, që arsyetonte shtyrjen e vazhdueshme të seancës paraprake, duke akuzuar avokatët për mungesa të paarsyeshme.
Mbrojtja e kryebashkiakut shpjegon se kërkesat për shtyrje të seancës ishin të arsyetuara dhe të vlerësuara si të tilla prej gjykatës, teksa përsërit edhe njëherë qëndrimin se dosja ndaj Veliajt ka më shumë se 60 mijë faqe dhe për këtë arsye duhet koha e nevojshme për t’u njohur me aktet.
Deklarata e plotë e mbrojtjes së Erion Veliajt.
Në përgjigje të njoftimit të SPAK datë 05.12.2025
Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes.
1. Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor për ushtrimin e një mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process” (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Kjo kërkesë buron drejtpërdrejtë nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton çdo qytetari nën akuzë kohën dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes vetë, të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me avokat të zgjedhur prej tij, si dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm dhe privatisht me mbrojtësin.
2. Të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. Çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme për ushtrimin e mbrojtjes. Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë, por ka kërkuar vetëm respektimin e standardeve ligjore të një procesi korrekt, të cilat deri më tani nuk janë garantuar plotësisht nga gjykata.
3. Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes.
4. Pavarësisht mungesës së kohës së mjaftueshme dhe mungesës së aksesit të plotë në materiale – përfshirë faktin që z. Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes – mbrojtja ka punuar intensivisht për të qenë plotësisht bashkëpunuese me gjykatën dhe për të mos u bërë shkak vonesash. Qindra orë pune janë dedikuar për shqyrtimin e pjesëve të vëna në dispozicion, por kjo nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme për të garantuar standardet e kërkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për një përgatitje reale dhe efektive të mbrojtjes.
5. Prokuroria ka pranuar në deklaratën për shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë. Për sigurimin e korrektësisë së procesit, është thelbësore që mbrojtja dhe z. Veliaj të kenë akses të plotë në dosjen gjyqësore, pasi mbi atë dosje do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor. Ky është një standard minimal i çdo procesi të drejtë dhe nuk përbën as pengesë, as kontestim, por një kërkesë bazike për transparencë dhe qartësi procedurale.
6. Marrëdhënia avokat–klient është një raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrimin procedural të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për të garantuar akses të plotë të të pandehurit në provat që përdoren ndaj tij në gjykatë. Në këtë fazë gjyqësore fokusi mbetet i vetëm: krijimi i kushteve që mundësojnë përgatitjen reale dhe efektive të mbrojtjes.
Mbrojtja nxit Prokurorinë të zbatojë plotësisht standardet e pjekurisë institucionale, duke u përqendruar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta në sallën e gjyqit dhe jo jashtë saj në deklarata publike që nuk zëvendësojnë transparencën dhe qartësinë e procesit gjyqësor.
Ne presim nga gjykata garantimin e këtij detyrimi themelor, pasi çdo devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin në një ushtrim formal, duke cenuar qëllimin thelbësor të tij: realizimin e drejtësisë dhe jo prodhimin e një rezultati statistik.
Adriatik Lapaj njofton se më 31 janar “Shqipëria bëhet” do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë Rama.
19:15 47 min më parë28.01.2026.
Autori
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 13 min më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 11 min më parë28.01.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi edhe njeherë Edi Ramën se po pengon kërkesën e drejtësisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve është një tjetër thirrje për revoltë.
17:59 28 min më parë28.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 1 h më parë28.01.2026.
AutoriPasditen e sotme një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës, në urën e Spatharit në rrugën që lidh zonën me Shkodrën. Fatmirësisht tre personat që udhëtonin me këtë mjet kanë shpëtuar dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.
16:57 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Kapitaneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla të lundrimit për shkak të motit të keq.
16:53 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron se transferimi i zyrës së Vlorës në Tiranë është një proces që ka nisur 5 vite më parë me qëllimin e vetëm për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
16:37 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)