Një grua ka mbetur e plagosur në Librazhd si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e saj në lagjen nr.1 të qytetit.
Shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë rrjedhja e gazit nga një bombol, të cilën gruaja e përdorte për të gatuar.
Si pasojë e flakëve, 37 vjeçarja B.D. ka marrë plagë të lehta. Ajo u dërgua në spital ku mori mjekim dhe tashmë ndodhet në shtëpi.
Policia dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën të venë flakët në kontroll pas disa minutash.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)