Pas rreth 8 orësh seance, Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë 16 personat e arrestuar dy ditë më parë gjatë operacionit “Metalurgjiku”, të dyshuar për krim mjedisor në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan. Arrestimi i tyre u konsiderua i paligjshëm nga gjykata, prandaj ata u liruan, duke i lënë me masë detyrim paraqitje.
Organ i akuzës, i përfaqësuar nga kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin e gjykatës.
Operacioni lidhej me dy kompani ferrokromi që vepronin pranë ish-metalurgjikut dhe që akuzoheshin për shkaktimin e ndotjes masive. Ndërkohë, 8 aksionerë të tjerë të përfshirë në këtë rast janë ende në kërkim.
Nga hetimet e kryera rezultoi se subjektet e vendosura në zonën e ish-Metalurgjikut në Tiranë kishin shkelur rëndë legjislacionin mjedisor dhe rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë përpunimin e mbetjeve të baterive.
Për shkeljet e konstatuara, u vendosën masa administrative në vlerën 3 milionë lekë dhe 10 milionë lekë, si dhe pezullimi i aktivitetit të të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.
Zbutja e masës së sigurisë është bërë për:
-Juncheol Chung
-Ismail Dybeli
-Prakash Kadel
-Rahul Pal
-Styend Pal
-Munna Singh
-Rajesh Yadav
-Aaditiya Raj
-Rahul Pal
-Dheeraj Kumar
-Jakup Karaj
-Dorjan Xhufka
-Elton Bejkolli
-Besnik Abdiaj
-Elton Beqi
-Eglis Flaga
Në kërkim:
-Agron Shapllo
-Serafin Orgocka
-Ilir Londo
-Ajet Kala
-Dritan Konica
-Fejzo Meçaj
-Bujar Zogu
-Gjergji Bezati
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)