Shkrumbohet banesa në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një shtëpi e pabanuar është shkrumbuar nga flakët në Kosovë e Vogël të Lushnjës. Zjarrfikësit dyshojnë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

21.12.2025. 20:42

Shkrumbohet banesa në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një shtëpi e pabanuar është djegur plotësisht si pasojë e një zjarri në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnje.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia, të cilët pas disa minutash kanë vënë flakët në kontroll, por dëmet në strukturën e banesës ishin shumë të mëdha.

Zjarrfikësit kanë nisur hetimet, pasi dyshojnë se zjarri në këtë banesë është vënë qëllimisht

Shtëpia e djegur ishte në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha,  por prej vitesh ishte e zbrazët pasi ai nuk jetonte aty.

Pronari ia një fqinji të tij që të kujdesej për banesën dhe ka qenë pikërisht ky i fundit i cili pasi ka vënë re flakët ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)