Mbushet me fruta aksi Levan-Tepelenë, aksidentohet kamioni me agrume

Një kamion me fruta është përmbysur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Levan-Tepelenë, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve për disa minuta.

21.12.2025. 22:24

Mbushet me fruta aksi Levan-Tepelenë, aksidentohet kamioni me agrume

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin Levan–Tepelenë, ku një kamion i ngarkuar me fruta është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip ‘Volvo’, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke derdhur të gjithë ngarkesën në karrexhatë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, dhe për pastrimin e rrugës për qarkullimin normal të mjeteve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)