Këtë të premte moti do të jetë me kushte të paqëndrueshme, teksa sipas Institutit të Gjeoshkoencave priten reshje të dobëta në qarqet Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokaster, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
Në Lindje dhe Jug Lindje të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 16 °C
në vendet e ulëta: 3 / 16 °C
në vendet malore: -2 / 10 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)