Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 4 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar dy prokurorëve të Sarandës të cilët dyshohet se kanë marrë 55 mijë euro për të ndikuar për masën e sigurisë ndaj një të pandehuri.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur zyrtarisht komunikimin e akuzave ndaj dy ish-prokurorëve të Sarandës, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini. Llaho akuzohet për veprën penale të “korrupsionit”, ndërsa Shahini, i cili aktualisht ushtron profesionin e avokatit, për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.
Sipas SPAK, dy ish-prokurorët dyshohet se janë përfshirë në një skemë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurisë ndaj shtetasit Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “ndërtimit pa leje”. Pas dy vitesh në arrati, Papuçi u arrestua dhe masa e sigurimit ndaj tij u ndryshua brenda një ore nga gjykata, me kërkesë të prokurorisë.
Hetimet tregojnë se Llaho dhe Shahini i kanë kërkuar Papuçit përfitime monetare në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore. Konkretisht, Llaho dyshohet se ka përfituar 30 mijë euro, ndërsa Shahini 25 mijë euro, duke e çuar shumën totale në 55 mijë euro për zbutjen e masës së sigurimit. Në këtë çështje është nën akuzë edhe biznesmeni Vasil Bakalli, i dyshuar si ndërmjetës.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka vendosur se Papuçi nuk ka konsumuar vepër penale, duke hedhur poshtë akuzat fillestare dhe duke ngritur pikëpyetje mbi nisjen e procedimit penal.
Taulant Balla deklaroi se pret vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi kërkesën e PD për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
19:42 3 min më parë23.02.2026.
Autori
Në Foltoren e radhës para kryeministrisë, Sali Berisha u shpreh se zv.kryeministrja Balluku, sipas prokurorisë rrezikon 36 vite burg për krimet e kryera.
19:22 16 min më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën e aktores Anila Bisha për të ndaluar përdorimin e avatarit “Diella” dhe për të marrë 1 milion euro dëmshpërblim.
18:47 51 min më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD dhe ka urdhëruar shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, që u miratuan në seancat e para të legjislaturës së re vetëm me votat e mazhorancës.
16:19 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Sipas tij, pozitat e kryeministres janë përkeqësuar dhe këtë gjë e konfirmoi edhe SPAK.
16:03 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, mjafton pezullimi sepse duhet respektuar preuzumimi i pafajësisë.
16:01 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Mes aseteve që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale janë ndërtesa, godina, apartamente, troje, karburante dhe njësi shërbimi.
15:45 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Përfaqësuesit e opozitës rekomanduan heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe zbatimin e kërkesës së SPAK për arrestim.
15:29 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Helikopteri që transportonte kryeministrin u ul i pari pranë ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Pas tij u ul edhe helikopteri i vogël i të ftuarve.
15:15 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)