Disa lagje të Vlorës sërish pa ujë, vidhet saraçineska

Sërish probleme me ujin e pijshëm në Vlorë. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një saraçineskë, duke lënë pa furnizim disa lagje të qytetit.

31.12.2025. 17:51

Disa lagje të Vlorës sërish pa ujë, vidhet saraçineska

Nuk kanë të ndaluar “hallet” e qytetit të Vlorës në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm.

Pas riparimit të defektit të rëndë që la të gjithë qytetin pa ujë për 5 ditë, disa lagje të Vlorës janë sërish pa ujë të pijshëm.

Kjo pasi mesnatën e kaluar, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur saracineskën e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.

Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë te zona e Stacionit të Trenit të Mallrave, Petrolifera, TECI, Porti i Peshkimit, Zvërneci.

Ujësjellësi njofton se grupet e punës kanë ndërhyrë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë, ndërsa për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)