Një shtëpi private është përfshirë nga flakët rreth orës 13:40 të kësaj të shtune në lagjen “Aqif Pasha”, në qendër të qytetit të Elbasanit. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë të gjithë banesën dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, pasi banorët kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpia. Për shkak të afërsisë me banesa të tjera dhe dendësisë së lagjes, zjarri ka shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të kryejnë verifikimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)