Një 44-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjara ka ndodhur në fshatin Selitë Mal në Zall Bastar të Tiranës. B. P, 44 vjeçe ka tentuar të kalojë lumin por e ka rrëmbyer rrjedha. Për pasojë ajo humbi jetën, ndërsa trupi i ajetë i saj është nxjerrë nga ujërat e lumit.
"Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi. Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", thotë policia e Tiranës
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)