Kapet shqiptari me 100 kg drogë në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Teramo të Italisë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Shqiptarit, mësohet se iu sekuestruan mbi 100 kg drogë e llojeve të ndryshme.

Burimi: TGcom

05.01.2026. 07:59

Kapet shqiptari me 100 kg drogë në Itali

Një shtetas shqiptar u arrestua në zonën e Val Vibrata, në provincën e Teramos në Itali, në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia.

Shqiptari i arrestuar u kap në flagrancë teksa transportonte mbi 100 kilogramë lëndë narkotike, e destinuar për tregun e shpërndarjes.

Burime zyrtare bënë me dije se lënda narkotike e sekuestruar përfshin mbi 100 kilogramë hashash, kokainë dhe heroinë, si edhe një sasi të madhe substancash prerëse, të cilat përdoreshin për përpunimin e drogës.

Autoritetet italiane njoftuan se detaje të mëtejshme mbi operacionin policor, si dhe identitetin e të dyshuarit, do të u bënë publike gjatë një konference për shtyp.

Ndërkohë, që vijojnë hetimet për gjetjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)