Aksident me vdekje në aksin rrugor Elbasan-Peqin

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

05.01.2026. 11:44

Aksident me vdekje në aksin rrugor Elbasan-Peqin

E hëna ka nisur me një aksident të rëndë rrugor, që i ka shkaktuar vdekjen një 46-vjeçareje, në aksin Peqin-Elbasan.

46-vjeçarja u përplas nga një makinë që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.H., pranë fshatit Bradashesh.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)