Zjarri përfshin tregun e “5 Majit” në Tiranë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka nisur mbrëmjen e së enjtes në tregun e zonës së “5 Majit” në Tiranë.

08.01.2026. 19:33

Zjarri përfshin tregun e “5 Majit” në Tiranë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së enjtes tregun e “5 Majit” në Tiranë. Tregu i prekur është ai i rrobave të përdorura, ku materialet tekstile e bëjnë shumë të vështirë kontrollimin e flakëve.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar, ndërsa dëmet raportohet të jenë vetëm materiale. Zjarri ka rënë ndërsa tregu ishte i mbyllur, por flakët janë përhapur shpejt për shkak të natyrës së lehtë djegëse të materialeve.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse me rreth 30 efektivë, të cilët po punojnë intensivisht për të lokalizuar dhe shuar flakët. Për shkak të situatës, edhe forcat zjarrfikëse që ndodheshin në Durrës për shkak të përmbytjeve janë rikthyer në Tiranë për të ndihmuar në ndërhyrje.

Në ambientin ku ka rënë zjarri dyshohet se janë mbi 50 magazina. Ndërsa një pjesë e banorëve janë evakuuar.

Shumë tregtarë janë afruar në vendngjarje për të ruajtur pronat e tyre dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, ndërsa punonjësit e zjarrfikëses po përballen me vështirësi për shkak të shpërndarjes së materialeve dhe erës në zonë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)