Forcat e shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër pasditen e kësaj të hëne kanë shpëtuar nga flakët një 83-vjeçare.
Apartamenti ku banonte e moshuara në lagjen “18 Shtatori” mori zjarr dhe u desh ndërhyrja e menjëhershme për shpëtimin e Cevi Jonuzit, e cila nuk ishte në gjendje të dilte jashtë dhe ndodhej gati e asfiksuar brenda banesës.
E moshuara pasi është nxjerrë me shpejtësi nga banesa, është transportuar për në spital, ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)