Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka dënuar dy persona të akuzuar për korrupsion në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Të dënuarit janë shtetasit Vladimir Lushkaj dhe Pandeli Bozha. Ky i fundit është babai i ish kandidates për deputete në qarkun e Fierit për subjektin PSD, Limonera Bozha.
Pandeli Bozha u arrestua në flagrancë teksa mundohej që të blinte vota për vajzën e tij. GJKKO vendosi ta dënojë atë me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Bozhës iu pezullua ekzekutimi i dënimit me burg dhe u dënua përfundimish me shërbim prove me 24 muaj.
Ndërkohë që burgut i shpëtoi dhe Vladimir Lushkaj, u cili dyshohet se kishte marrë para nga Bozha në këmbim të votës për vajzën e tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)