Jetonte vetëm, zjarri djeg shtëpinë në Korçë, humb jetën e moshuara

Një e moshuar ka humbur jetën në lagjen nr.13 në Korçë, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj.

15.01.2026. 16:43

Jetonte vetëm, zjarri djeg shtëpinë në Korçë, humb jetën e moshuara

Një grua e moshuar humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj.

Viktima është identifikuar si 70 vjeçarja Fluturie Potka, e cila prej kohësh jetonte e vetme në banesë, teksa për të kujdesej një grua.

Ka qenë pikërisht gruaja që kujdesej ajo që ka njoftuar policinë kur ka parë tym nga banesa e Potkës. Por për të moshuarën ishte vonë, pasi ajo kishte humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

Sipas të dhënave paraprake, shkak për zjarrin mendohet që të ketë qenë një jorgan me rezistencë që e moshuara e përdorte në këto ditë të ftohta për t’u ngrohur.

Fqinjët rrëfejnë se gruaja jetonte e vetme prej kohësh dhe se kishte vështirësi në lëvizje, çka mund të ketë bërë dhe të pamundur reagimin e saj kur ka pikasur flakët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)