Policia e Tiranës ka zbardhur tre vjedhje të kryera me thikë në Tiranë, duke vënë në pranga një 30-vjeçar.
Duke kanosur me thikë punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte 2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan.
Policia ka sekuestruar shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.
Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.
Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)