Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjanës, pjesë e hetimeve të dosjes së AKSHI-t i janë kthyer disa nga sendet e bllokuara.
Apeli i GJKKO-së, pranoi pjesërisht kërkesën e saj, duke i kthyer vetëm pajisjet që janë të fëmijëve të Gjanës. Kontrolli në banesën e saj kishin në fokus bashkëjetuesin Renato Hristicc, dhe u sekuestruan tetë aparate celularë dhe dy lap topë.
Në apelimin e saj Gjana ngriti pretendime se celularët i përkisnin vetë asaj dhe jo bashkëjetuesit dhe kërkoi kthimin e tyre, ndërsa për laptop iu tha hetuesve se ishin të fëmijëve. Ndërkohë që ajo kërkoi kthimin, gjykata pranoi kërkesën e SPAK dhe urdhri sekuestrimin edhe të celularëve të zyrtares.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)