Kryebashkiaku i Gjirokastrës tre orë në SPAK, Golemi: U pyeta si person në dijeni!

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ishte për 3 orë sot në SPAK, ku është marrë në pyetje si person në dijeni për një çështje hetimore.

05.02.2026. 15:54

Kryebashkiaku i Gjirokastrës tre orë në SPAK, Golemi: U pyeta si person në dijeni!

Tre orë ka dëshmuar para prokurorëve të posaçëm kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Golemi la ambientet e SPAK rreth orës 15:40 dhe sqaroi për mediat se është marrë në pyetje si person në dijeni për një çështje nën hetim, ku përfshihet institucioni i qeverisjes vendore, që ai drejton.

“Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, tha Golemi, pa zbuluar më shumë detaje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)