Rrëzohet kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares

Kërkesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda është rrëzuar këtë të premte nga GJKKO.

06.02.2026. 17:47

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares

Kërkesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda është rrëzuar këtë të premte nga GJKKO.

Kërkesa e depozituar më datë 4 shkurt është rrëzuar nga relatori i çështjes Bib Ndreca.

Këtë kërkesë Veliaj e artikuloi që në seancën e 2 shkurtit që u mbajt në GJKKO. Gjatë seancës së fundit në GJKKO pati përplasje mes kryebashkiakut Veliaj dhe trupit gjykues. Veliaj braktisi sallën e gjyqit me pretendimin se nuk u dëgjua nga trupi gjykues.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)