Një aksident me pasojë 4 persona të plagosur ka ndodhur këtë të premte në Elbasan. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Sipas policisë, është nisur procedimi penal ndaj shtetasve B. Zh., 42 vjeç, dhe F. E., 37 vjeç, si drejtues të mjeteve të përfshira në aksident.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se, si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve, si dhe katër pasagjerë që udhëtonin në mjetin që drejtohej nga shtetasi B. Zh.
Të plagosurit morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)