Protesta e PD, policia shoqëron 52 persona, 17 në pranga
Policia e Tiranës ka shoqëruar 52 persona pas protestës së mbrëmshme të opozitës, nga të cilët 17 janë arrestuar dhe 35 janë proceduar në gjendje të lirë.
09:05 6 h më parë21.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
31-vjeçari është paraqitur vetë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Durrës pas katër muajsh në arrati.
Pas katër muajsh në arrati, është dorëzuar në polici Gëzim Allçi, i dyshuar për përkrahje të autorit në vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Manëz të Durrësit.
31-vjeçari është paraqitur vetë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Durrës, ndërsa menjëherë pas dorëzimit është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Durrësit i datës 13 nëntor 2025, që kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë në mungesë.
Allçi, banues në Manëz, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 22 tetor 2025, në orët e para të mëngjesit, ku pas një konflikti të çastit në një lokal u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.
Sipas policisë, në momentin e dorëzimit, Allçi ka paraqitur edhe një send në dukje pistoletë, e cila pas verifikimeve ka rezultuar të jetë armë sportive me gogla. Ai ka deklaruar se këtë send e kishte me vete ditën e ngjarjes.
Hetimet paraprake dyshojnë se Gëzim Allçi ka ndihmuar Daniel Pepën, i akuzuar për vrasjen e Flori Paluçit, të largohej nga vendi i ngjarjes pas krimit. Policia bëri me dije se materialet shtesë procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtune në Kavajë. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë një bashkëmoshatar.
15:38 15 min më parë21.02.2026.
AutoriPolicia e Shtetit ka vënë në pranga një 43-vjeçar nga Durrësi, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
14:50 1 h më parë21.02.2026.
AutoriAutoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ndalimin e plotë të qarkullimit në aksin Librazhd-Pogradec, pas problematikave me rrëshqitjen e dherave, në vendin e quajtur 'Arrat e Gurrës'.
13:47 2 h më parë21.02.2026.
AutoriLidhur me ngjarjet e mbrëmjes së djeshme ka reaguar ashpër Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që e konsideron të pajustifikueshëm lëndimin e besimtarëve që po kryenin ritet fetare për shkak të gazit lotsjellës.
13:38 2 h më parë21.02.2026.
AutoriNjë ditë pas protestës ku Partia Demokratike akuzoi policinë se hodhi gaz lotsjellës brenda selisë blu, lideri i opozitës Sali Berisha paralajmëroi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se si kundërpërgjigje “do të ketë sulme asgjësuese në selitë e PS në të gjithë vendin”.
12:48 3 h më parë21.02.2026.
AutoriPolicia e kryeqytetit ka vënë në pranga 42-vjeçarin Vilson Shima, i cili po transportonte 10 kg kanabis me qëllim shitjen në zonën e "Kafesë së Rremës".
12:21 3 h më parë21.02.2026.
Autori
Një sherr për pronën, që ka agravuar deri në përdorimin e kallashnikovit është raportuar këtë të shtunë në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.
11:47 4 h më parë21.02.2026.
AutoriPolicia e Tiranës njofton se janë identifikuar 46 persona, që akuzohen si të implikuar në veprime të paligjshme, si hedhja e lëndëve piroteknike, molotovëve apo dhe sendeve të forta gjatë protestës së PD dhe 18 prej tyre, mes të cilëve tre të mitur, janë arrestuar.
11:20 4 h më parë21.02.2026.
AutoriNjë shofer që po kalonte vuri re praninë e trupit të pajetë pranë një makine ‘Lancia Ypsilon’ me ngjyrë të zezë, që ka të ngjarë të jetë në pronësi të viktimës, të mbuluar me rërë.
10:58 4 h më parë21.02.2026.
Autori
Komente (0)