Shkakton konvulsione dhe mund të shtrohesh në reanimacion, droga e re që po shqetëson SHBA
“Kratom” përmban përbërës aktivë që veprojnë në tru në mënyrë të ngjashme me opioidët, duke ndikuar në sistemin nervor.
22:45 23 h më parë23.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Çyrbja u deklarua fajtor për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste e Shqipërisë, Jurgis Çyrbja, është liruar nga burgu pas vendimit të gjykatës për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, 16 muaj pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024.
Çyrbja u deklarua fajtor për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Fillimisht ai u dënua me 3 vite burgim, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite heqje lirie.
Vendimi përfundimtar u dha nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 3 nëntor 2025, duke e shpallur fajtor për veprat penale të lidhura me korrupsionin zgjedhor dhe zbulimin e informacioneve sekrete.
Sipas hetimeve, në tetë episode të ndryshme gjatë periudhës maj 2020 – mars 2021, Çyrbja është vënë në dijeni të të dhënave nga sistemi TIMS për persona të shpallur në kërkim, si dhe të informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këto të dhëna, që përfshinin edhe plane operacionale për kapjen e personave të kërkuar për krim të organizuar, veçanërisht në Qarkun e Durrësit, dyshohet se janë transmetuar tek persona në kërkim, duke u mundësuar shmangien e arrestimit.
Prokuroria ka argumentuar se, në këmbim të votave dhe mbështetjes elektorale, Çyrbja ka përdorur funksionin e tij si deputet për të siguruar dhe shpërndarë informacione sekrete në favor të grupeve kriminale.
Në kohën e kryerjes së veprave penale, ai ushtronte mandatin si deputet i Partisë Socialiste dhe u rizgjodh edhe në legjislaturën 2021–2025. Ai dha dorëheqjen nga mandati më 9 tetor 2024, pak ditë para arrestimit.
Në të njëjtin proces, Altin Hajri u dënua me 3 vite burgim, ndërsa Ahmet Masha me 2.6 vite burg.
Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë. Një person humbi jetën nga përplasja e dy makinave në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.
22:43 1 min më parë24.04.2026.
AutoriNjë makinë dhe një motor u përfshinë në një aksidenti mbrëmjen e së premtes në aksin Lezhë-Milot.
21:44 59 min më parë24.04.2026.
Autori
Shteti shqiptar pritet të dëmshpërblejë Gledis Nano me rreth 100 mijë euro.
21:29 1 h më parë24.04.2026.
Autori
Pas verifikimeve rezultoi se Selala ishte në kërkim në Spanjë, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me vjedhje me dhunë dhe falsifikim dokumentesh.
21:14 1 h më parë24.04.2026.
Autori
Berisha hodhi akuza për korrupsion ndaj qeverisë, duke pretenduar se interesa kriminale dhe abuzime financiare po rrezikojnë një nga asetet më të rëndësishme kombëtare.
19:57 2 h më parë24.04.2026.
Autori
Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Volkswagen Passat”.
19:29 3 h më parë24.04.2026.
Autori
PD ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha duke e akuzuar se ka përdorur gjuhë fyese ndaj shqiptarëve në RMV. MEPJ e mohon këtë gjë.
19:14 3 h më parë24.04.2026.
Autori
Sipas burimeve zyrtare, njoftimi për rekursin nuk ka mundur t’i dorëzohet drejtpërdrejt ish-ministrit.
18:03 4 h më parë24.04.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka pritur ambasadorin e SHBA në NATO me të cilin bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe partneritetin strategjik.
17:20 5 h më parë24.04.2026.
Autori
Komente (0)